Drejtësia restauruese në rastet që përfshijnë fëmijët viktima në Shqipëri

Drejtësia restauruese në rastet që përfshijnë fëmijët viktima në Shqipëri

Ky kërkim është pjesë e projektit “I-RESTORE- Të mbrojmë fëmijët viktima përmes drejtësisë restauruese” dhe synon të identifikojë mangësitë dhe sinergjitë që lidhen me zbatimin e drejtësisë restauruese (DR) në rastet kur përfshihen fëmijët viktima. Ndër objektiva të tjerë, projekti ka identifikuar praktikat e drejtësisë restauruese në Shqipëri, me një fokus në veçantinë e këtij procesi dhe ekzistencën e praktikave më të mira kur punojmë me fëmijët.